Lajme

Filluan përgatitjet për rebalansin e buxhetit

Të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në komunë të Preshevës ishin ftuar në takimin e djeshëm për konsultime në lidhje me përgatitjet për rebalansin e buxhetit.
Gjatë këtij takimi, drejtorët dhe bashkëpunëtorët e tyre paraqiten të dhënat bazë të gjendjes nëpër shkollat të cilat ata drejtojnë, me qëllim të kristalizimit të gjendjes aktuale.
U diskutua gjithashtu edhe për problemet me të cilat ata ballafaqohen në shkolla ku gjithashtu dhanë mendimet dhe propozimet për ridestinimin sa më efikas të mjeteve të parapara deri në fund të vitit kalendarik 2016.
Qëllimi i ftesës së tyre ishte transparenca si parim i këtij pushteti lokal ndaj harxhuesve të buxhetit, që të miren mendimet nga secila palë, praktikë që nuk është praktikuar kurrë më herët.
Në fund, u ripërcaktuan faktorët që do të ndikojnë në shpërndarjen e mjeteve, ku të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim unanimisht i aprovuan.

Related Articles

Back to top button