
Klubi futbollistik “Lugina” tashmë la formuar edhe tifozerinë e vet që do ta mbështesë në të ardhmen në ndeshjet e tyre.
Tifozat e KF.Luginës do ta bartin emrin “Specialistat ky emër është zgjedhur për arsye se klubi ka veçanti është formuar që 2 vite dhe ka arritur t’i rrëmbej zemrat e gjithë futboll dashësve nga gjithë komuna e Preshevës”, thuhet në njoftimin e dërguar.
Sipas këtij njoftimi ky grup i tifozëve ka planifikuar ehe një surprizë që do të bëhet shpejt publike, ndërsa tani ka hapur edhe dyert për anëtarësim./Presheva.AL/