Lajme

Garda Nacionale e Ohajos dhe Ushtria e Serbisë me aktivitet ushtarako-mjekësor

Asistenca humanitare e ekipeve të përziera medicinale të Ushtrisë së Serbisë dhe Gardës Nacionale të Ohajos fillon të Martën më 6 Shtator, në territorin e Rrethit Administrativ të Pçinjës, njofton trupi koordinues.

Angazhimi i përbashkët medicinal përfshin kontrollimet falas shëndetësore të banorëve të fshatrave që janë larg qyteteve ku janë institucionet shëndetësore.

Kontrollimet do t`i realizojnë mjekët e praksës së përgjithshme, mjekët pediatër, gjenekologët, dermatologët, infektologët, oftalmologët dhe specialistët tjerë sipas nevojës, por edhe stomatologët. Në terren do të jenë edhe ekipet veterinarike dhe ekipet preventive medicinale.

Pas konsulltimeve të realizuara dhe pas vizitës së terrenit, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Administratës për Shëndetësi Ushtarake, Akademisë Mjekësore Ushtarake dhe Gardës Nacionale të Ohajos kanë marrë vendim përfundimtar rreth bashkësive lokale në të cilat do të realizohet asistenca humanitare.

Plani i asistencës mjekësore:
6 Shtator 2016 – Leran, Shkolla Fillore “9 Maji” (komuna e Preshevës)
7 Shtator 2016 – Muhoc, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Bujanocit)
8 Shtator 2016 – Vlasë, Shkolla Fillore ”20 Tetori” (qyteti i Vrajës)
9 Shtator 2016 – Vërtogosh, Shkolla Fillore “1 Maji” (qyteti i Vrajës)
10 Shtator 2016 – Lluçan, Shkolla Fillore “Sami Frashëri” (komuna e Bujanocit)
12 Shtator 2016 – Kllenik, Shkolla Fillore “Bora Stankoviq” (komuna e Bujanocit)
13 Shtator 2016 – Caravajkë, Shkolla Fillore “Migjeni” (komuna e Preshevës)
14 Shtator 2016 – Letovicë, Shkolla Fillore “Ali Bektashi” – Paralelja territoriale e shkollës në Nasalcë (komuna e Bujanocit)

Është paraparë që asistenca medicinale të ofrohet në periudhën prej orës 9 deri 16.

Në asistencën medicinale do të marrin pjesë 61 persona, 31 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë, 26 pjesëtarë të Gardës Nacionale të Ohajos dhe katër pjesëtarë të forcave të armatosura të Angolës në cilësinë e vëzhguesve.

Related Articles

Back to top button