Lajme

Halkbank – një partner i ri bashkëpunimit me komunën e Preshevës.

Gjatë takimit të sotëm me drejtorin gjeneral të kësaj banke, z. Kenan Bozkurt biseduam rreth situatën e përgjithshme në komunën tonë, ku morëm premtimin se kjo bankë do të luaj një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik përmes sjelljes së investitorëve, ku për ta do të jetë një logjistikë e fuqishme në aspektin financiar, por edhe njëherit qytetarët tanë do të kenë një bankë shtesë në qytetin tonë, dhe më e rëndësishmja është që Komuna e Preshevës gjendet në fokusin e tyre.

Më pas vizita u pasua në Ambasadën e Shqipërisë, ku më ambasadorin Ilir Boçka biseduam për aktualitetin e komunës sonë si dhe për ndryshimet që po ndodhin nga pushteti i ri lokal. Ishte një çështje shumë pozitive arritja e memorandumit të bashkëpunimit për botimin e teksteve shkollore të shkencave ekzakte, si një hap i rëndësishëm për avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës. Ambasada shqiptare premtoi se do të jap kontribut aktiv në fushën e botimeve në të ardhmen.

Gjatë vizitës së sotme, me mua ishte edhe investitori potencial nga Gjermania në fushën e prodhimit të energjisë solare, ku në një takim me sekretaren shtetërore të Ministrisë së Energjetikës diskutuam procedurat e nevojshme që duhen të ndjeken për realizimin e investimit gjerman në komunën tonë.

Krejt në fund, në një takim të përbashkët me Institutin e Komunikacionit CIP dhe drejtorinë e investimeve të Hekurudhave të Serbisë u diskutua për problematikat e vendkalimeve mbi hekurudhë dhe stacionit të trenit në Preshevë dhe fsh. Raincë për shkak të pritjeve të gjata që shkaktohet nga ndalimi i trenit. U dakorduam që në vijim të formohet një komision për shqyrtimin e këtyre problematikave në mënyrë që të ofrohet një siguri më e lartë e qytetarëve tanë në vendkalimet hekurudhore.

Related Articles

Back to top button