Hapet pjesa e tretë e pranimit të refugjatëve në Qendrën e pranimit në Preshevë
Kriza e refugjatëve ende nuk ka mbaruar. Ditëve të fundit prapë ka filluar të rritet numri i migrantëve që vijnë në Qendrën e pranimit në Stacionin Hekurudhor në Preshevë.
I faleminderoj të gjithë donatorët e jashtëm si dhe ata vendor për mbështetjen që po e japin vazhdimisht që Qendra e pranimit ti ketë të gjitha kushtet e nevojshme për pritjen e migrantëve duke pasur parasysh që edhe moti i ftohtë po afrohet.
Qytetarët e komunës së Preshevës tanimë e kanë dëshmuar solidaritetin e tyre në momentet kur këta refugjatë më së shumti kishin nevojë, tanimë edhe pushteti lokal do të jetë në gatishmëri që ta ofroj ndihmën e tij si në mënyrë institucionale por edhe atë materiale, që sadopak këta refugjatë që vijnë, të ndihen të mirëseardhur në kushtet më të mira të mundshme.
Qendrës së pranimit në Preshevë tanimë iu është shtuar kapaciteti për 650 vende, dhe në total mund të pranoj më shumë se 1500 refugjatë.