Lajme
Humb jetën tragjikisht kryetari i Bashkësisë lokale Dobrosin
Kryetari i bashkësisë lokale Dobrosin, komuna e Bujanocit Ferat Ferati ka humbur jetën nga rryma elektrike. Ferati ishte pjesetare i UÇK-së në Kosovë dhe pjesetarë i UÇPMB-së në Luginë të Preshevës ndërsa ka qenë kryetarë i Bashkësisë Lokale.
Ferati ishte rreth të 50-tave, pas veti nuk ka lënë fëmijë.
I ndjeri sipas banorëve të Dobrosinit shumë herë i kishte kontaktuar përfaqësuesit e elektrodistribucionit për arsyeje se fshati kishte problem me energjin elektrike, por që kishte hasur në vesh të shurdhër, kështu kishte tentuar që vetë ta zgjidh këtë problem që i kushtojë me jetën.