Ja sa do të kushtojë pagesa në autostradë Preshevë – Bujanoc
Përfundimi i koridorit 10 do të sjellë rrugë më të mira, por edhe harxhime më shumë.
Pagesa në rrugë afër Preshevës është ndërtuar dhe pasi të merret pëlqimi për puntorët që do të punojnë aty, kjo pagesë do të fillojë menjëherë punën, transmeton presheva.com.
Siç ka mësuar presheva.com, pagesa e parë në hyrje të Serbisë nga Maqedonia është në Çukarkë të Preshevës, dhe shoferët do të paguajnë për gjatësinë rrugore deri në Levosoje prej 22 kilometra me çmim prej 80 dinarëve.
“Ka përfunduar plotësisht ndërtimi i stacionit për pagesë në rrugë në Preshevë, dhe kjo do të fillojë të punojë menjëherë pasi të caktohen puntorët e rinj” thonë nga Srbija Putevi transmeton presheva.com.
Siç mësohet, si plan afatgjatë pritet që pagesat të bëhen njëherë me hyrjen në autostradë.