Lajme

Ja si duket hyrja e re e Preshevës, qytet që me vite të tëra ishte harruar-arrnuar (Foto, Video)

Pamja që do të shihni në fotot më poshtë dhe videon është pamja e re në hyrje të Preshevës, qe ish pushteti lokal qe sapo u largua, për më shumë se një dekadë, në vend që të angazhohej institucionalisht për të kërkuar ndërhyrje në këtë rrugë nga niveli republikan, vetëm ka akuzuar dhe e ka vetë-izoluar Preshevën – shkruan Presheva.AL

Rrugën regjionale që kalon nëpërmes qytetit dhe lidhë Serbinë me Kosovën asnjë pushtet i më parshëm nuk i është drejtuar qeverisë qendrore që të bëjë një mirëmbajtje më profesionale. Kjo rrugë deri më tani ka njohur vetëm mbushje të gropave – arrnimin e saj, siç thotë populli ARRNICË PËRMI ARRNICË.

Sipas Kryetarit z.Shqiprim Arifi këtë ndërhyrje që eshtë bërë në këtë rrugë, ai e ka kryer vetëm me një kërkesë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Putevi Srbija dhe është vetëm mirëmbajtje dhe jo rikonstruim i rrugës. Më e rëndësishmja që nuk është harxhuar buxheti i komunës në këtë projekt, për arsye se kjo rrugë kategorizohet si rrugë rajonale, për të cilën është kompetent niveli i pushtetit qendror.

Pas ndërhyrjes që i është bërë kësaj pjese, qytetarët e Preshevës shprehen shumë të kënaqur.

Në një prononcim për Presheva.AL një banor tha: “Me vite të tëra kjo rrugë ka qenë e harruar nga pushteti lokal, ku gjithmonë pushteti i atëhershëm ia hidhte fajin qeverisë qendrore në Beograd, tani më gjithçka është e qartë se si e ka gënjyer qytetarin pushteti i kaluar.

Unë si çdo banor i Komunës së Preshevës çdo ditë kam kaluar në këtë rrugë me shumë vështirësi, kurse tani Hyrja e Preshevës ka marrë pamjen e merituar.

Pushtetit të tanishëm i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në punën që po bën për qytetarin e Komunës së Preshevës”.

Related Articles

Back to top button