Lajme

Jonuz Musliu priti në takim deputetët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës (Foto)

Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës priti në takim deputetët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës.

Me që rast, Musliu shpalosi punët dhe qëllimet për të cilat angazhohet ky Këshill.
Ndër tjerash Jonuz Musliu tha:

  • Kënaqësi që jeni në vendin tuaj!
  • Duhet me bë lëvizje më të shpeshta mes shqiptarëve.
  • Nuk kemi tokë me i fal askujt.
  • Ajo që çdo herë duhet mbrojtur, është vendlindja.
  • Shqiptarët pa u bashkuar vet, nuk i bashkon Bashkimi Evropian.
  • Për ne shqiptarët e Luginës, në teori gjithçka është në rregull, po në praktikë nuk është.

Nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, prezent ishin: Deniza Limani- Kryetare, Enis Reçica-Sekretar, Edona Musliu-deputete, Fisnik Sllamniku-deputet, Besart Kolgeci-deputet, Argjend Softolli-deputet, Edona Vllasaliu-deputete dhe Mërgim Hoti-deputet.

Gjatë gjithë takimit, KRK u shoqërua në mikpritje nga anëtarët e organizatës Shpresa, ku edhe prej tyre u mundësua ky takim.

Related Articles

Back to top button