Lajme

Katër persona të lënduar në aksident të rëndë në Lluçan të Bujanocit

Në aksident të rëndë që ka ndodhë në fshatin Lluçan, komuna e Bujanocit, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa një person lëndime të rënda, njofton policia në Vranjë.

Deri tek aksidenti ka ndodhë kur dy vetura janë ndeshur në rrugëbn B shtetërore që kalon nëpër fshat.

Në aksident kanë marrë pjesë një veturë e tipit “Golf” me targa të Bujanocit dhe një “Opel Ascona” me targa të Vranjës.

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të kockave të gjoksit dhe ai është dërguar në shërim në qendrën spitalore në Nish.

Policia njofton se kundër vozitësit të Golfit do të ngritet vepër penale në gjyqin themelor të Vranjës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale kundër sigurisë publike në komunikacion.

Related Articles

Back to top button