Lajme
KBI – Preshevë: Apel për ndihmë vëllezërve në Shkup

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë me rekomandim dhe pëlqim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bën apel te popullata e komunës së Preshevës që të shtrijnë dorën e ndihmës për ndihmë vëllezërve tanë në Maqedoni FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA VËRSHIMET.
Këto ndihma do të mblidhen nëpër xhamitë e komunës së Preshevës këtë ditë të premte data 12 gusht 2016.
I ftojmë gjithë besimtarët të tregojnë zemërgjerësinë e tyre duke ndihmuar nevojtarët nga këto dëmtime të rënda që përjetuan ata vëllezër tanë.
Allahu ju shpërblefte.
Kryetari
Sevdail Jakupi