Lajme
Kolona e gjatë në vend pagesën e autostradës në Beograd (Foto)

Kolonat e makinave në vend-pagesën e autostradës para kryeqytetit te Serbisë në Beograd arrijnë më shumë se tre kilometra edhe pse pagesa është duke u kryer në të gjithë sportelet, raporton Presheva.AL
Mërgimtarët që kanë filluar të kthehen në redaksin e Presheva.AL kanë dërguar foto nga kolona e madhe që pothuajse ishte tërë ditën, ndërsa përveç në vend-pagesën e autostradës, veturat që hyjnë në Serbi në kufi presin rreth tre orë, qoftë nga drejtimi i Kroacisë apo Hungarisë, raportojnë mediat serbe. Presheva.AL