Kontrollime të xhandamerisë dhe policisë në hyrje të fshatit Raincë (Foto, Video)
Gjatë ditës së enjte, në udhëkryqin e fshatit Raincë, pjesëtar të policisë lokale dhe forca të xhandarmërisë kanë ngritur një pikë kontrolluese, e cila ka shkaktuar kaos dhe iritim të qytetarëve.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka reaguar zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, z Xhelal Mehmeti, i cili thotë se ky është një akt banal që të ndalohen edhe dasmorët të kontrollohen duke shkaktuar një kaos në komunikacion dhe kolonë prej 5 kilometra.
“Me të informuar për këtë, menjëherë jam nisur në vendin e ngjarjes dhe takova kolona të gjata mbi 5 km. Një kontrollimim banal i tillë nuk do të ndodhte as në gjendje të jashtëzakonshme, e assesi të ndalohen e të kontrollohen dasmorë e të tjerë ashtu në mënyrë banale” ka thënë zëvendës kryetari i komunës së Preshevës z.Xhelal Mehmeti.
Ai thotë se ka reaguar menjëher, madje duke u konfrontuar ashtu që të ndaloj ky kontrollim, dhe ka shkuar në stacionin policor për të marr një përgjigje zyrtare nga kryeshefi i policisë, se cili ishte motivi i këtij kontrollimi.
“Kryeshefi i policisë deklaroi se nuk kishin një informacion më të thellë për këtë dhe se thjeshtë ishte një urdhër nga “lart” , dhe se policia lokale po kryente detyrën, pa ditur motivin e kontrollit.
Insistimi im edhe në vendin e ngjarjes edhe tek stacioni i policisë ka qenë që menjëher të ndaloj ky kontrollim dhe të jepen shpjegime për këtë.” ka thënë ai.
Pas një kohe, policia u largua dhe qytetarët filluan të lëvizin lirshëm.