Kryetari Arifi, i uron nxënësit për fillimin e viti të ri shkollor – 01 shtator 2016
Me rastin e fillimit te vitit të ri shkollorë, Kryetari i Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, ka dërguar një urim për të gjithë nxënësit, e shkollave të Komunës së Preshevë, duke ju uruar suksese në këtë vit shkollor.
Të dashur nxënës, në prag të vitit shkollor dua t’ju uroj shëndet, suksese dhe një angazhim të theksuar për të arritë nivelin e edukimit edukativo-arsimor i cili është përgatitje për juve personalisht, por edhe për neve si shoqëri për sfidat e ardhshme të cilat na presin neve si komunë dhe rajon.
Përkushtimi juaj ndaj diturisë është arma më e fuqishme për të qenë të suksesshëm në jetë, por edhe garanci e jona për të qenë një shoqëri me kualitete.Në këtë kontekst ju dëshirojë edhe njëherë të gjitha të mirat në këtë vit shkollor.
Me respekt,Kryetari i Komunës së Preshevës
Shqiprim Arifi