Lajme

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës zhvilloi takim me Kryetarin e Preshevës (Foto)

Përgjatë vizitës në Luginën e Preshevës, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës zhvilloi takim edhe me Shqiprim Arifin, Kryetarin i Preshevës. E ky, si më i ri nga mosha, tregoi një vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë çdo iniciative vullnet mirë për rininë preshevare. Madje, Arifi tregoi që është ndarë një fond për rinine atje, me të cilat kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete të larmishme. Kryetari i Preshevës, dha shpresë që në një vizitë të ardhshme, Presheva do të ketë ngjyra edhe më të bukura.

Nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, prezent ishin: Deniza Limani- Kryetare, Enis Reçica-Sekretar, Edona Musliu-deputete, Fisnik Sllamniku-deputet, Besart Kolgeci-deputet, Argjend Softolli-deputet, Edona Vllasaliu-deputete dhe Mërgim Hoti-deputet.

Gjatë gjithë takimit, KRK u shoqërua në mikpritje nga anëtarët e organizatës Shpresa, ku edhe prej tyre u mundësua ky takim.

Për gjithë pritjen madhështore të treguar nga Organizata Shpresa, organizimin e takimeve me udhëheqësit e dy Komunave, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës është tejet i nderuar. Dhe me shpresë që lëvizjet e shpeshta mes rinisë të krijojnë një lidhje më të forte shpirtërore dhe bashkëpunuese për t’i kaluar sfidat në mes palëve. Prandaj, KRK falënderon gjithë stafin e organizatës Shpresa.

Related Articles

Back to top button