Lajme

Lejohet shit blerja e kafshëve në Preshevë dhe Bujanoc

Pas afër dy muaj që kur komuna e Preshevës dhe Bujanocit janë shpallur hapsira të infektuara për shkak të paraqitjes së sëmundjes së lopëve është lejuar shitblerja. Ata që shesin kafshë mund të blejnë dhe shesin, por jo në tregun e kafshëve pasi ato ende nuk kanë filluar të punojnë.

Në Preshevë dhe Bujanoc janë vaksionuar 8300 kafshë. Ka kaluar 28 ditë nga vaksinimi dhe kafshët kanë krijuar imunitet nga “dermatitisi nodular”.

Me këtë rast, kur ishte paraqitur kjo sëmundje e kafshëve janë vrarë 43 krerë lopë.

Related Articles

Back to top button