Mos e pini ujin që rri gjatë natës, ja pse!
Duke e ditur rëndësinë e ujit, shumë njerëz e lënë një gotë ujë afër shtratit të tyre para se të flenë, për ta pirë atë në rast se kanë nevojë gjatë natës.
Dhe për krejt ju që e keni bërë këtë ose e bëni rregullisht, e dini se shija e ujit që qëndron për një kohë në gotë është e çuditshme.
Kjo është për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj grimcave të pluhurit dhe baktereve në ajër, shkruan Gazeta Express.
Në anën tjetër, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dioksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik. Me fjalë të tjera, kjo është arsyeja pse struktura e ujit ndryshon kur qëndron për një kohë në gotë.
Kështu, herën tjetër kur dëshironi të pini ujë gjatë natës, ose mbusheni një shishe ujë ose çohuni dhe mbusheni një gotë ujë të freskët në kuzhinë, dhe mos e pini ujin që rri gjatë natës.