Lajme

Në maternitetin jashtëspitalorë në Preshevë kanë lindur 80 fëmijë brenda vitit

Në maternitetin jashtëspitalorë në Preshevë i hapur vitin e kaluar deri më tani kanë lindur 80 fëmijë, nënat e të cilëve vijnë nga Presheva dhe Bujanoci, ka thënë kështu drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti.

Sahiti për beta është shprehur se ka mungesë të kuadrit dhe se funksionimi bëhet duke i falënderuar mjekëve nga Vranja dhe Bujanoci por presin tre mjekë nga Presheva të kthehen nga specializimi, transmetion Titulli.com.

“Materniteti punon në tre ndërrime pa problem. Vitin e kaluar kemi pranuar gra-refugjatë të cilët ishin të lajmëruara në qendrën e pranimit të refugatëve në Preshevë”, ka deklaruar Sahiti.

Qendra Jashtëspitalore pranë Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë është hapur në fund të muajit Korrik të vitit të kaluar dhe janë investuar 1,5 milion euro nga qeveria e Serbisë e Zvicrës dhe vetqeverisjes lokale./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button