Lajme

Në Preshevë parkohet vend e pa vend, kaos në çdo skaj

Qytetarë nga Presheva  shprehen të shqetësuar duke shprehur revoltën për kaosin në trafik që po krijohet dhe për mungesën e vendeve për tu parkuar makinat, shkruan Presheva.AL

dhe shumë bashkatdhetarë që kanë ardhur në vendlindje

Kaosi në trafik është rritur edhe më shumë me ardhjen e mërgimtarëve të cilët e kanë të vështirë për të gjetur një vend për tu parkuar. Pra qytetarët duke kërkuar mënyra për tu parkuar i lënë makinat nëpër trotuare, rrugë dhe nëpër sokake, por ka dhe nga ata që parkojnë edhe në vijat e bardha, gjë që është skandaloze dhe e trishtueshme për një vend si Presheva.

Qytetarët kërkojnë nga pushteti lokal që të angazhohen për të zgjidhur këtë kaos në trafik./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button