Pasi e prishi minaren e xhamisë në Velekincë, serbi tentoi ta vë kryqin [video]
Një serb, shtetas i Kosovës, ka hyrë në xhaminë e Velekincës së Gjilanit, derisa aty po kryhej riti fetar i faljes.
Ai ka marrë rrobat e hoxhës, është ngjitur në majë të minares dhe ka nisur shkatërrimin e saj. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, i kanë thënë korrespodentit të Grupit KOHA në Gjilan se pos që kishte shkatërruar minaren e xhamisë kishte tentuar që aty të vendoste edhe simbole ortodokse, kryqin.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, xhemati ka reaguar duke e zënë kryerësin e këtij akti vandal. Ai ka hasur në rezistencë, derisa nga sulmi ndaj tij ka marrë lëndime trupore.
Është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës, e cila e ka përcjell këtë qytetar për në Emergjencë ku po trajtohet aktualisht, derisa është nën arrest.
Arrestimin e tije ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.