Lajme

PDSH me dështimet e njëpasnjëshme, hidhet poshtë ankesa edhe në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale

Pas refuzimit të ankesës së parë PDSH dështon edhe në tentativen e dytë në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, lidhur me kontestimin e verifikimit të mandateve të dy këshilltarëve në Kuvendin komunal të komunës së Preshevës.

Pas sjelljeve jo të hijshme dhe tentimit të krijimit të një atmosfere të nxehtë në Kuvend, si dhe në anën tjetër duke u thirrur kinse si rrespektues të rregulloreve të Kuvendit, grupi i këshilltarëve të PDSH-së në vend që të jetë një opozitë konstruktive dhe bashkëpunuese, dështon sërish me ankesat e tij.

Sipas një dokumenti që Komuna e Preshevës ka pranuar këshilltarët e PDSH-së janë drejtuar në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale për ankesë që ka të bëj me kuvendin komunal që është mbajtur më 15 qershor 2016, duke e konisderuar kuvendi ka qenë jolegjitim.
Ata duke kërkuar që të merren masa nga organet kompetente të kësaj Ministrie në bazë të të nenit 84 të ligjit për vetqeverisje lokale gjegjësisht anulim të aktit dhe vendimit që Kuvendi ka marrë në këtë seancë.

Nga kjo ministri, duke konsideruar nenet dhe ligjet, dokumentacionin e duhur është marrë vendim që seanca e mbajtur me 15 qershor 2016 ka numrin e duhur të kandidatëve për këshilltarë dhe se të gjitha aktet janë vendosë me shumicë, thuhet në dokument.

Siç thuhet në dokument, Kuvendi ka punuar në kuadër të ligjit dhe se të gjitha aktet që janë marë janë në përputhje me ligjin, rregulloren dhe statusin e komunës andaj dhe ankesa e tillë nuk pranohet. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button