Lajme

Presheva Summer School përfundon me sukses!

Presheva Summer School, projekt ky i inicuar nga Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni, Unioni për Studentë të Luginës në Kosovë dhe një grup studentësh nga Lugina të cilët studiojnë në Shqipëri, i mbështetur ligjërisht nga Shoqata Kulturore “Dituria”, si dhe i mbështetur financiarisht dhe teknikisht nga Komuna e Preshevës.

Presheva Summer School është edicioni i parë i këtij lloji në Preshevë mbi temën për Lidershipin. Duke pasur parasysh faktin se në Luginë edukimi jo formal zhvillohet thuajse fare, një shkollë e tillë vetëm se ka ngritur kurreshtje, ka ofruar bashkim dhe cilësi të mira mes gjimnazistëve si dhe studentëve.

Kjo shkollë bashkoi rreth 40 aplikantë nga komunat e Preshevës dhe Bujanocit, duke mos anashkaluar interesimin e madh që ishte për pjesëmarrje nga bashkëkombasit tanë nga Kosova dhe Shqipëria, por si edicion i parë, u realizua mes tri komunave në Luginë. Ky edicion përfshiu katër ditë, i ndarë në dy ditë ligjërata si dhe dy ditë workshop-e apo punë në grup.

Ditën e parë patëm nderin të dëgjojmë ligjëratë nga luginasi i suksesshëm, drejtori gjeneral i ProCredit Bank z. Ilir Aliu. Panelisti i dytë ishte z. Ali Pajaziti Prof. Dr. në Universitetin e Europës Juglindore nga Shkupi dhe po nga i njejti qytet si panelist të tretë patëm drejtorin general të TV Shenjës z. Muamer Beqirin. Në ditën e katërt të këtij edicioni patëm nderin të dëgjojmë një ligjëratë prap nga një luginas, i cili për herë të parë erdhi në Preshevë nga respekti që ndjenë për studentët, akademiku Nexhat Daci, ish deputet dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Këto dy ditë me ligjërues nga sfera të ndryshme ofruan tek studentët hapsirë për debat, informim dhe marrje diturie se si një lider mund të bëhet i susksesshëm dhe çfarë në të vërtetë duhet të kultivojmë si vlera që të arrihet meritokracia.

Në vazhdë të këtij edicioni patëm workshopet. Puna në grup nxiti debat, kritikë si dhe bashkim të ideve, kreativitet dhe të qeshura pa fund. Rinia preshevare dëshmoi qartasi se potencialin që e mbanë e shpalos, dhe po kjo rini ka arritur që të rrisë dhe të kultivojë në vete mendim kritik, të jetë i aftë në komunikim dhe t’i tregojë të gjithëve se pa parrë parasysh rrethanat se si kjo rini është ndërtuar me apo pa libra, se si kjo rini është zhveshur nga të shumë të drejta, se si kjo rini ka vuajtur sindromin e mos të pasurit universitet në vendin e vet, për këto katër ditë me radhë rinia preshevare, dëshmoi se arritjet e tyre janë shumë më të mëdha kundrejt rrethanave.

Presheva Summer School si edicion i parë ngriti në ajër intersimin e madh, dhe padyshim që vitveve tjera traditën do ta vazhdojmë, dhe t’i tregojmë edhe të tjerëve se ne mundemi dhe pa dyshim i’a dolëm!

Related Articles

Back to top button