Lajme

PVD do ta bojkotoj seancën e nesërme, Këshilli Kombëtar Shqipëtar po përgaditë tradhëti kombëtare

PVD nuk do të mare pjesë në seancën e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqipëtar, këshilltarët e kuvendit të KKSH-së nga radhat e Partisë për Veprim Demokratik do ta bojkotojnë seancën që është caktuar të mbahet në ditën e nesërme, e hënë, 15 gusht.

Arsyetimi për bojkotimin e kësaj seancë nga PVD kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e tradhëtisë kombëtare që po përgaditë KKSH.

Vendimi që do të marrë KKSH në seancën e nesërme duke shpallur si të pavlefshme marrëveshjen për përkthimin e teksteve mësimore është i pa pranueshëm për PVD-në, e cila është opozitë mbrenda këtij institucioni.

Këshilli Kombëtar Shqipëtar udhëhiqet nga PDSH-Ragmi Mustafa, PD-Nagip Arifi dhe LPD-Jonuz Musliu.

Related Articles

Back to top button