Lajme
Raincë: Bie nga ura me bicikletë në lum, R.XH (40) është në rrezik për jetë
Siç mëson Presheva.AL një person i gjinisë mashkullore ka rënë me bicikletë nga ura në lum dhe gjendet në rrezik për jetë, ka njoftuar policia e Vranjës.
Sipas burimeve të marrura nga policia personi ka qenë i vetëm dhe ende nuk dihen rrethanat e rënies nga ura.
Në qendrën spitalore në Vranjë kanë thënë se personi është pranuar në ora 10 në mëngjes në gjendje të vështirë shëndetësore. “Ka qenë pa ndjenja, me dëmtime në kokë dhe gjoks, iu është bërë diagnostifikimi dhe pacienti është dërguar menjëherë për në qendrën klinike në Nish, bëhet fjalë për lëndime shumë serioze, të cilat janë rrezik për jetë” ka thënë mjeku Andriq në qendrën spitalore në Vranjë.
Sipas burimeve të portalit personi është R.XH i moshës rreth 40-tave.