Së shpejti hapet fabrika e parë në Preshevë me punësim 40 punëtorë
Zv.kryetari i komunës sonë përmes një statusi në facebook ka lajmruar se brenda një afati shumë të shkurtër kohor, në luginën e Preshevës do të hapet fabrika e parë për prodhimin e elementeve elektrike.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, ju informojmë se hap pas hapi po ecim drejt rrugës së zhvillimit.
Përpjekjet tona nuk kanë munguar asnjëherë, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për të siguruar investime, të cilat do ta ndihmojnë zhvillimin e vendit tonë.
Brenda një afati kohor relativisht të shkrurër, do të vijë dhe fabrika e parë për prodhimin e elementeve elektrike, ku për fillimim do të plotësoj kapacitetin me 40 punëtorë, ndërsa pas një viti numri i punëtorëve do të rritet mbi 100.
E veçanta është se për herë të parë në vendin tonë do të ofrohen mundësi pune në masë për gjininë femrore .Nga numri i përgjithshëm i punëtorëve 80% do të punësohen femra , ndërsa 20% meshkuj”.