Selmani: Preshevës i takon gjyqi themelor që Presheva e humbi nga pushteti i kaluar
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës Gazmend Selmani ka thënë se banorët e komunës së Preshevës nga regjistrimi i fundit i popullatës në vitin 2011 nuk kanë gjyqin themelor, ndërsa noter nuk kanë pas ndonjëherë dhe për çdo verifikim të dokumentave duhet të udhëtojnë 40 kilometra larg deri në Vranjë.
Sipas fjalëve të tij, qeverisja e re lokale ka vendosë që të dërgoj kërkesë në ministrinë përkatëse që të hap konkurs për pranim të noterit edhe për Preshevë.
Selmani thotë se deri nuk e di pse nuk ka pasë konkurse për noter në komunën e Preshevës.
“Në Preshevë kemi noter që ka kryer provimin profesional kështu që ne do ti drejtohemi ministrisë përkatëse që të hap konkursin që Presheva të ketë noter sa më parë” ka thënë Selmani, transmeton presheva.com.
Selmani ka thënë se Presheva ka humbur të drejtën e gjyqit themelor pasi qeverisja e kaluar me PDSH dhe kryetarin e saj Ragmi Mustafa ka bojkotuar regjistrimin e popullatës, rezultatet e së cilës kanë treguar se në Preshevë jetojnë 3000 banorë, ndërsa të drejtën për gjyq themelor kanë pasë komunat që kanë më së paku 25.000 banorë.
“Arsyja pse komuna e Preshevës ka humbur gjyqin është bojkoti i regjistrimit, mirëpo kjo ka ndryshuar pasi komisioni i përbashkët i përbërë nga përfaqësues vendor dhe ndërkombëtarë ka vlersuar se në komunën e Preshevës ka 29.600 banorë, çka nënkupton se ne kemi të drejtë për gjyq themelor” ka thënë shefi i kabinetit.