Takimi kthyes në fazën plej-of të Liga Evropës ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit i cili do të zhvillohet sonte ka shfaqur interesim të madh tek publiku dhe tifozët.
Sipas informatave që ka siguruar TV SHENJA nga brenda klubi, deri më tani janë shitur mbi 14.000 bileta, ndërsa ky numër pritet të rritet deri në startin e ndeshjes.
Vlen të kujtojmë se ky takim ka ngjallur interesim edhe nga shumë tifozë të Luginës, Kosovës dhe Shqipërisë.
Kuqezinjtë janë pranë një historie të re evropiane dhe janë shumë afër kualifikimit në grupet e Liga Evropës, gjë që nuk arritur ta bëjë asnjë skuadër nga Maqedonia. Takimi Shkëndija-Gent do të luhet sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 20:00, ndërsa biletat kushtojnë vetëm 100 denar, ku të njëjtat mund të blihen në biletarinë e stadiumit.