Shqiprim Arifi, çdo të premte takim me qytetarët
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi po kthen në një rit pune takimin e së Premtes me qytetarët e Komunës së Preshevës. Që kur Shqiprim Arifi erdhi në krye të komunës, solli edhe një risi në ndërtimin e mardhënieve të tij me qyetarët, shkruan Presheva.AL
Nga marrja e detyrës Arifi ka pranuar në mënyrë të përditshme një numër të madh të qytetarëve nga vendi dhe jashtë tij, institucione të huaja, organizata, ambasada, investitor të interesuar për të investuar në Preshevë.
Duke filluar nga shtatori çdo të premte, dyert e Kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi janë të hapura për këdo qytetar, i cili do të bashkëbisedojë drejtpërdrejt me Kryetarin për problemet dhe shqetësimet e tij.
Në njoftimin nga Kabineti bëhet e ditur se duke filluar nga shtatori qyetatarët mund të takohen me kryetarin çdo të Premte duke filluar që nga ora 08:00.
Këto tre muaj edhe pak ditë do të përfundojnë, ku tani e tutje do të vendoset një rregull i ri.
Duke pasë parasysh punët e shumta që duhet përfunduar dhe fluksin e madh të qytetarëve që duan të takohen me kryetarin, duke filluar prej Shatorit qytetarët do të kenë mundësi që të takohen me kryetarin çdo të Premte duke filluar që nga ora 8:00.Luten të gjithë qytetarët që në kohë të lajmrohen tek kabineti i kryetarit apo të telefonojnë në këtë numër 017/669-137 për të caktuar takim.
Në këto takime kryetar-qytetarë rritet edhe ndjenja e përgjegjësisë të të zgjedhurit ndaj qytetarëve, por, më kryesorja, qytetarët binden se i zgjedhuri i tyre është pranë tyre, duke ndërtuar midis tyre ndjenja të mirëbesimit reciprok. /Presheva.AL/