Tirana – Presheva – Prishtina , shumë për të bërë së bashku (Foto)
Projekte të përbashkëta, shkëmbimi i përvojave, ofrimi i ekspertëve në fushën e administrimit lokal, këto do jenë veprimet që do fuqizojnë këtë trekëndësh shumë të rëndësishëm gjeografik, me fokus të veçantë – komunën e Preshevës.
Dje në takimet që kisha me z. Shpend Ahmetin (kryetarë i komunës së Prishtinës) dhe z. Erion Veliaj (kryetarë i Bashkisë së Tiranës) biseduam për modelet e suksesshme të administrimit të komunës së Prishtinës, respektivisht të Tiranës, e që po rezultojnë të suksesshme për ta.
U dakorduam që në të ardhmen e afërt, do të fillojmë projektet e përbashkëta ndërkomunale që i kishin munguar shumë komunës së Preshevës, gjithashtu komunat në fjalë do të dërgojnë ekspertët e tyre në fushën e administrimit lokal, që të rrisin kapacitetet e resurseve njerëzore tek ne, e cila përvojë me siguri se do ti jep komunës sonë këndvështrimin e duhur drejt vizionit tonë të një komune profesionale e pasuar me perspektivë ekonomike dhe rritje të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë.
Kryetarët Erion Veliaj dhe Shpend Ahmeti pritet që shumë shpejt ta vizitojnë Preshevën.