Lajme
Trafiku rrugor në Preshevë i është rikthyer normalitetit!

Trafiku rrugor në Preshevë tashmë i është rikthyer normalitetit, pas rreth 20 ditësh mbingarkesë, si pasojë e numrit të lartë të bashkatdhetarëve që kanë qëndruar në pushime në vendlindje, tashmë situata është rikthyer në gjendje të zakonshme shkruan Presheva.AL
Edhe lëvizshmëria e përgjithshme në qytet tashmë ka rënë dhe kjo vërehet edhe nga pronarët e bizneseve, të cilët theksojnë se rikthimi për në vendet e tyre të punës, të mërgimtarëve, ka ulur ndjeshëm qarkullimin.
Për mbi 3 javë Presheva ishte e stërmbushur me automjete dhe bashkatdhetarë, të cilët dukshëm ndikojnë në zhvillimet e përditshme në qytet./Presheva.AL/