Lajme
Trotuari bllokohet nga tregëtarët dhe veturat, qytetarët ndjehen të rrezikuar (Foto)
Qytetarët e komunës së Preshevës për redaksin tonë kanë dërguar foto ku shihen parregullsi të mëdha ku ata janë ndjerë të rrezikuara, shkruan Presheva.AL
Për deri sa një gjë e tillë nuk lejohet me rregullore, pasi që trotuaret rregullohen për të kaluar qytetarët duke mos e rrezikuar jetën e tyre nga veturat që kalojn në qytetin e Preshevë, një gjë e tillë qytetarëve të komunës së Preshevës po ju mohohet nga tregëtaret që kan pushtuar trotuarin duke plasuar produktet e tyre në trotuar për të i reklamuar.
Në adresën e redaksisë sonë kanë ardhur kritika të vazhdueshme edhe për bashkatdhetarët që janë parkuar në shum vende të pa ligjëshme që kanë pushtuar trotuarin duke i rrezikuara qytetarët që të kalojnë në rrugën e veturave./Presheva.AL/