LajmeShëndetësi
Urgjente: Apel për ndihmë financiare ndaj Qenan Avdiji nga Tërnoci
Qenan Avdiji nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit papritmas është duke u përballur më gjendje të rëndë shëndetësore, kryesisht me probleme më të pamurit.
Familjarë të Qenanit kanë kontaktuar Portalin Informativ Titulli.com dhe kanë kërkuar ndihmë në pagimin e dy operacioneve që do i nënshtrohet Qenan Avdiji në spitalin amerikan në Prishtinë.
Sipas njoftimit të familjarëve Qenan Avdijit i ka plasur kapilari i syrit dhe tani ka nevojë për ta ndihmuar financiarisht në kryerjen e operacioneve, andaj ftohen të gjithë njerëzit human të paraqiten në numrin kontaktues 0631265192 për tu solidarizuar me të sëmurin.