Lajme
Vazhdon faza e dytë e grryerjes pastaj asfaltimit të rrugës magjistrale në Preshevë

Kështu kishte qenë marrëveshja mes përfaqësuesve të Putevi Srbija dhe kryetarit të komunës së Preshevës, me qëllim që punimet në këtë rrugë të mos e pengojnë trafikun gjatë kohës së qëndrimit të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje.
Ditë më parë kishin filluar punimet në sanimin e gropave në dalje të qytetit në drejtim të Gjilanit.
Me këto ndërhyrje në rrugën magjistrale, do të përmirësohet dukshëm gjendja në trafik në arterien kryesore që e lidhë qytetin me autoudhën E-75.