Lajme

“Viti 2016 duhej të shpallej viti i Nënës Zahide e jo i Terezës”

Profesor i Fakultetit të Studimeve Islame, Musa Vila në një postim e ka quajtur skandaloze vendimin e Qeverisë së Kosovës, që vitin 2016 ta quajnë vitin e Nënës Terezë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se më me vend do të ishte që viti 2016 të shpallej viti i Nënës Zahide.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “Sot Qeveria e Kosovës,në mbledhjen e rregullt të saj,në ditën e masakrës së Reçakut,e shpallë vitin 2016,vit të “nënës Terezë”. A thua, a ka mund të shpallet vit i NËNËS-ZAHIDE, e cila e ka lindur njeriun më të madhë shqiptarë prej se ka lindur Kombi ynë, Adem Jasharin!

Nëna Zahide tërë jetën, bijt dhe bijat e saj i dha për Kosovën që të jetë e lirë e të ketë qeveri. Nëna Zahide u varros me flamurin kuq e zi, në zemër të Prekazit-Kosovës, dhe kishte për mision kombin tonë.

“Nëna Terezë”jetoi për Kalkuten-Indin, vdiq për ta dhe u varros me flamurin Indian! Asgjë nuk dha për Kosovën, dhe askund nuk promovoi vlera kombëtare shqiptare, ajo kishte mision kishtar për përhapjen e idologjisë së kishës! Ne a jemi shtet Laik apo çfarë? A thua gratë deputete a e dinë që neve Zoti na ka nderue me Nënën Zahide? Ku janë organizatat e grave të partive, Ojq-ve që asnjëher nuk e ngriten zërin për Nënën Zahide, ndërsa me emri “nëna Terezë” i kemi mbush sheshet, rrugët dhe institucionet!

Tash për një vit qeveria e Kosovës me parat e tatimpaguesëve të financohen, ceromenitë, seminaret, ahengjet, librat, shkrimet dhe bustet e “Nënës Terezëz” Absurdë i kohës që po jetojm në varfëri e mjerim! Konstatojë që qeveria jonë të vedihsohet për nënën Zahide dhe Sakrificën e saj për Kosovën e lirë. Emrin e saj të e ngrit në piedestalin ku e meriton. Nuk habitem me këtë qeveri që kërkesat e qytetarëve hasin në veshë të shurdhët, ndërsa kërkesat nga jashtë (Zajednica)implementohen. Me këtë qeveri ka ardhë koha që të vajtohet jeta në Kosovë e jo vdekja! (Prof.Vila)”

Related Articles

Back to top button