Lajme

Shtatori është fillimi i ndryshimit të madh në Preshevë

Ardhmëria e jonë, fëmijët tanë, dëshira për të krijuar kushte sa më të volitshme për ta si dhe në një afat të shkurtër kohor të përmirësohet gjendja e shkollimit të tyre, janë një nga prioritetet absolute të pushtetit vendor aktual.

Institucionet arsimore, të krijuara dhe mbajtura gjallë me shumë mund nga ana e intelektualëve dhe atdhetarëve tanë të respektuar, nuk i shpëtuan keq menaxhimit të pushtetit të kaluar.

Komuna e Preshevës këtë vit ka bërë një punë intensive në përpilimin e projekt propozimeve për zgjidhje të këtyre problemeve, nyjet sanitare të shumë shkollave si dhe sallat e sporteve do të rinovohen në një afat të shkurtër kohor të financuara nga ministritë dhe ambasadat e ndryshme. Iniciativa e sigurimit të teksteve shkollore për shkencat ekzakte në gjuhën shqipe do të realizohej sikur mos të kishte obstruksion nga ana e opozitës. Por, çështja e teksteve shkollore do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet tona.

Risi e cila vlen të përmendet është që nga ky vit shkollor, nxënesit e shkollave tona do të fillojnë të mbajnë orë noti në kuadër të edukimit fizik, gjë e cila na siguron një rini të shëndetshme dhe na jep shpresë për një ndyshim pozitiv nga gjenerata të reja të ndërtuara pozitivisht. Gjithashtu pas shumë viteve, do të filloj punën edhe qëndrimi tërë ditor për fëmijët parashkollorë. Gjë e cila do të mundësojë që fëmijët me prindër në marrëdhënie pune të kenë kujdes adekuat me orar optimal.
Urime të gjithë nxënësve dhe suksese në vitin e ri shkollor.

Related Articles

Back to top button