Zeqirja Ejupi nga Presheva i cili për 40 vite mban gjallë Luginën me gazetat Kosovare
Quhet Zeqirja Ejupi nga Presheva i cili sot ka 60 vjet. Por ai në një intervistë dhënë për “Presheva Jonë” thotë duke qeshur se nuk i pranoj këto vite. Jeta ime ka filluar që 40 vjet, ku në vitin 1975 ka nisur edhe jeta e gazetave shqiptare në Kosovën Lindore, në Preshevë.
Zeqirja Ejupi (Zeqa) të cilin nuk ka njeri që nuk e njeh në Preshevë të cilin e njohin si Zeqa i vogël me zemër të madhe. Ai për 40 vjet ishte në shërbim të shtypit shqiptarë. Për katër decenie ai i solli gazetat shqiptare nga Kosova për lexuesit shiptarë.
Zeqa: Emrin e “Rilindjes” deri sa të jem gjallë se kam ndërmend ta hjek nga kioska edhe pse disa herë më kanë bërë presion që ta heq.
Sipas z.Ejupi “Dikur, sidomos gjatë viteve 1981, apo para viteve 1999 ishte vështire jo vetëm të jesh gazetar por edhe të merresh me ta dhe me gazeta. “Gazetat, sikur Rilindjen sikur edhe librat dikur në Preshevë i fusnim në koqak. Duhej bajagi një far trimnie këtu, sepse duhej të furnizohej Lugina e Preshevës me gazata shqipe të dinim edhe ne se çfarë po ndodhë në Kosovën tonë. Bile shpesh herë ka ndodhur që kemi hangër dajak apo jemi futur në biseda informative, shkaku i gazetave nga Kosova, sepse dihet dikush dëshironte që Luginën ta mbante në terr informativ dhe të mbaj lexuesit vetëm me “të vërtetat e tyre” apo propagande.”
“Në disa kioska në Kosovë e them me keqardhje dhe dhembshuri e shoh se nuk e kanë ose e kanë fshirë emrin e Rilindjes nga emri i Kioskës. Unë, emrin e “Rilindjes” e ruaj me endje, sikur flamurin, meqë me të jemi rritur. Dhe deri sa të jem gjallë se kam ndërmend ta hjek nga ballina e kioskës edhe pse disa herë më kanë bërë presion në këtë drejtim” shton Zeqa, pronar i kisokës të vetëm te gazetave shqiptare në Preshevë “Rilindja”.
Për këtë mision, për këtë atdhedashuri militani i shtypit shiptar Zeqirja Ejupi në vitin 1982 ishte shpërblyer, duke marrë mirënjohje nga stafi i Rlindjes nga Prishtina, duke e vlerësuara lartë punën e tij, si një punëtor i vyeshëm, i palodhshëm dhe dashamirë i shtypit shqiptarë, i cili bëri shumë sakrifica që edhe kiosket në Preshevë, Luginë të kenë të njejtat gazeta shqipe sikur edhe ata në Prishtinë me të cilët i ndane vetëm distanca gjeografike.
“Dikur e kishim një, ishte RILINDJA të cilën lexuesi ynë shqiptarë në Medvegjë, Bujanocë e Preshevë e priste në radhë të gjata sikur para bukëpjekësit ose para barnatoreve. Them kështu sepsa atë kohë Rilindjen, por edhe tash gazetat tjera janë bërë ushqim i përditshëm apo “hapa”, para buke, me kafe në restaurantet tona. T’ju them një realitet se dikur nga kjo kioskë në ditë shiteshin nga 500 gazeta Rilindje, ndërsa sot fatkeqësisht as 50 jo ?!. Madje dikur Rilindjen nejrëzit edhe e rezervonin apo ishin parapagues të përditshëm”, thotë në vazhdim duke kujtuar disa momente nga puna e tij Zeqirja Ejupi.
Përkundër asaj se lexuesi shqiptarë sot ka ku informohet mbi aktualitetin dhe ngjarjet në Luginën e preshevës, Kosovë, Shqipëri e diasporë sot në Preshevë lexuesi ende ka fatin të marrë shtypin ditor nga Kosova falë Zeqirja Ejupit.
“Këtu në kioskë për çdo ditë marrë disa gazeta shqipe nga Kosova , por më të lexuarat, më të kërkuarat janë: Bota sot, Zëri, Koha Ditore, Epoka e re, Kosova Sot. Përkundër internetit, megjithatë gazetat lexoheb ende. Interneti apo mileniumi i ri i informatik, mund t’i bëjë konkurrencë infomacionit, por asesi kuluturës së lexuarit të gazetave e cila vështirë se do të eliminohet aq lehtë nga duart e lexusve” thotë në fund z.Ejupi.