LajmeVideo

3000 banorë nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Gjilan kërkojnë të paisen me dokumenta zyrtare të Kosovës (Video)

Rreth 3000 qytetare nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në Gjilan dhe një numër i madh tjetër që jetojnë nëpër qytetet të Kosovës që nga pas lufta e këtej nuk kanë arritur të paisen me dokumente zyrtare pasi institucionet relevante nuk e kanë trajtuar si duhet këtë çështje.

Kohëve të fundit zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është angazhuar për shtyerjen e kësaj çështje në agjentënt e institucioneve qendrore në nivel vendi me qëllim të plotësim-ndryshimit të ligjit aktual dhe krijimit të lehtësirave për paisjen e këtyre qyetetarëve me dokumente të republikës së Kosovës, kështu ka bërë të ditur Gentiana Shabani koordinatore e zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me seli në Gjilan, ndërkohë që ka sqaruar edhe rrjedhjen e përgjithëshme të këtij procesi, transmeton Presheva.AL

Koordinatorja e zyrës Gentiana Shabani pasi ka bërë të ditura pengesat e evidentuara deri më tani përkitasi me këto probleme në kontinuitet ka sqaruar edhe kërkesat zyrtare që iu janë bërë institucioneve qendrore gjegjësisht Ministrisë së punëve të brendshme dhe parlamentit të Kosovës në funksion të lehtësimit të procedurave për paisje të këtyre qytetarëve me dokumente zyrtare.

Ndonëse ka pasur orvatje të vazhdueshme edhe më parë për gjetjen e një zgjidhje të arsyeshme për mijëra qyetetarë nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë në qytete të ndryshme të Kosovës, ata asnjëher nuk kanë arritur të paisen me dokumenta zyrtare ndaj jo rrall janë shprehur të revoltuar me institucionet për mungesë gatishmërie të shqyrtimit të kësaj çështjeje./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button