Aktivizohet rinia në Preshevë (Foto)
Më 1 shator në fillim të vitit shkollor 2016/17, Zyra për të rinj organizoi një aktivitet simbolik në rrugët kryesore të Preshevës. Aktivistët e Zyrës për të rinj me anë të fletushkave u bënë thirrje të rinjve të Preshevës, me moton:
“TË GJITHË TASHMË MUND TA KRIJONI HAPËSIRËN TUAJ, CDO IDE DO TË REALIZOHET PA KOSTO ME MBËSHTETJEN DHE DEDIKIMIN TOTAL TË STAFIT.”
Zyra për të rinj dhe koordinatori i saj hapi dyert e organizatës dhe bëri ftesë që të rinjtë e Preshevës pa dallime partiake të aktivizohen dhe anëtarësohen, që kjo zyre të jetë një fole rinore.
Altin Boriçi përfaqësues i Zyrës për të rinj konsideron se angazhimi për një perspektivë frytdhënëse në përgjithësi është vepër shoqërore që nuk kuptohet në angazhim të njëkohshëm partiak. Ne mendojmë që rinia është faktori kyç i Preshevës që të shfaqet në ide dhe kultivim rinor.
PËR T’U BËRË VULLNETARË na kontaktoni ne: zprinj@gmail.com, gjithashtu se shpejti do të jetë online edhe formulari për aplikim.