Lajme

APA – Deklaratë për shtyp. Drejtuar bashkëkombasve shqiptarë.

Forcat Paraushtarake Shqiptare, (APA-Albanian Paramilitary Army), si organizate e pavarur nga çdo insitucion shtetëror dhe e vetëorganizuar në njësi të ndryshme aktive dhe rezerviste, deklaron se:

Duke parë situatën e krijuar në nivel kombëtar (Shqipëri) dhe rajonale e cila po shfaqet gjithmonë e më tepër e rrezikshme për kombin Shqiptar dhe bashkpatriotët shqiptarë kudo që jetojnë, Forcat Paraushtarake Shqiptare e njohur si (APA), do ndërmarri aksione kundër armiqëve të saj të jashtëm dhe të brendshëm.

1. Gjendja e Demarkacionit me Malin e Zi
Situata: APA po ndjek situatën politike (Kosovë) dhe situatën e veprimtarisë në kufirin midis Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë në terren, kontrolluar nga ajri (FULMAR UAV) veprimtaritë lëvizëse të njësive ushtarake malazeze, dhe në terren nga forca të kamufluara të gatshme për të sinjalizuar dhe për tiu kundërpërgjigjur çdo veprimtarie armiqësore në kufi.
Vendimarrja: APA dhe njësia e saj e inteligjencës për Kosovën po ndjek situatën politike dhe faktorin vendimarrës për këtë çështje. Nëse nuk respektohen kërkesat e bashkpatriotëve shqiptar, dhe përfaqësuesit politik (Kosovë) të ndikuar nga të tretë apo ndërhyrje të tjera antishqiptare, në kundërshtim me vullnetin e popullit Shqiptar atje, APA do ndërhyjë.
Kundër-Përgjigjia(Politike): Për faktorin politik (Kosovë) nëse vendimarrja e tyre bie ndesh me vullnetin e lirë të Shqiptarëve në Kosovë, dhe është antikombëtare, APA këtë veprim do e quajë tradhëti Kombëtare. APA do realizoj gjygj ushtarak (në prani ose jo të tradhëtarëve), dhe do ndërmarri aksione kundër tyre.
Kundërpërgjigjia (Ushtarake): Çdo ndërhyrje nga ana e forcave ushtarake Malazeze, APA do i kundërpërgjigjet duke aktivizuat forcat rezerviste në territorin mbarë shqiptar, të cilat janë të organizuara në 2500 forca ushtarake të ndara në njësi respektive. APA brënda 48 orëve do krijoj “Buffer Zone”, në të gjithë trojet shqiptare në Mal të Zi, dhe brënda 5 ditëve ka kapacitet ushtarak të kontrollojë gjithë njësinë territoriale Malazeze.

2. Gjendja Ekonomiko-Politiko (Shqipëri) :
Situata: APA po ndjek me keqardhje situatën politiko-ekonomiko-sociale në Shqipëri. Duke parë që këto 26 vitet e fundit që nga rrëzimi i sistemit diktatorial në Shqipëri, nuk është realizuar asnjë lloj tranzicioni, por janë krijuar shumë diktatorë të trashguar nga sistemi i mëparshëm. Shumë prej këtyre liderash politikë (mikro diktatorë), kanë shkatërruar vëndin, ekonominë dhe shpresën e shqiptarëve për një të ardhme të denjë për bijtë e Gjergj Kastriotit. Fillim vitet 1990-1998, politikanë “shqiptarë” njerëz të trashëguar nga sistemi diktatorial komunist ( agjentë të fjetur), vazhduan të drejtojnë vëndin, duke shkatërruar ekonominë ( të ndikuar dhe paguar nga shërbimet e fshehta të vëndeve keqadashëse ballkanike). Duke degraduar vëndin në pragun e luftës civile. Këta njerëz ( mikro diktatorë) nuk dënuan krimet e komunizmit, por përkundrazi sponsorizuan ata duke ju dhuruar pasuritë kombëtare, dhe duke vjedhur shqiptarët me skema piramidale të menaxhuara nga shërbimet e fshehta anti shqiptare. Vitet 1999-2013, këto janë vitet kur politikanët shqiptarë (mikro diktatorët) të njëjtët personazhe të trashëguar nga sistemi diktatorial komunist shqiptar vazhduan me skemat e tyre të manipulimit të popullit Shqiptar, që të kontrollojnë pushtetin qeverisës me bekimin e faktorit ndërkombëtar, të implikuar me ta. Duke vjedhur pasurinë kombëtare, dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm në aferat e tyre korruptive, tashmë në nivel ndërkombëtar. Pas viteve 2013, situata është arlamante ku forca të brendëshme dhe të jashtme antishqiptare, po ndikojnë që të krijohet një situatë konfliktuale ndërmjet shqiptarëve duke përdorur fenë, situatën sociale dhe ekonomike, duke krijuar këtë situatë ata kanë për qëllim final largimin e shqiptarëve nga trojet kombëtare, çkombtarizimi është objektivi i tyre i vetëm. Duke parë që janë të njejtit drejtues politike (mikro diktatorë) nga sistemi i regjimit komunist, ose trashgimtarët e tyre, duke përvetësuar pasuri kombëtare, duke e kthyer vëndin në parcela kriminale droge dhe krimi. Kjo situatë është e krijuar me paramendim nga qarqe qeverisëse të brendëshme të paguar nga të tretë qarqe antishqiptare, që duan të përfitojnë në kurrizin e popullit shqiptar. Përfaqësuesit ndërkombëtar (ambasadorë dhe të tjerë) të cilët këto 26 vite kanë mbushur llogarite e tyre bankare, nga valixhet poshtë tavoline që marrin nga qeveritarët, nga lordët e drogës dhe krimit që përdorin Shqipërinë për rrjet trafiku dhe pastrim parash.

Kundërpërgjigjia: APA këta kriminelë të cilët duan të shkatërrojnë Kombin Shqiptar, do cilësohen si tradhëtarë, ku APA do organizojë gjyq ushtarak ndaj tyre (në prani të tyre ose jo) me akuzën e tradhëtisë.
( APA vetëm gjatë seancave gjyqësore, me akuzën tradhëti kombëtare, nuk e aplikon Konventën e Gjenevës)

APA ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve të vetëorganizohen në mbrojtje të vëndit, dhe mos mbështesin asnjë përfaqësues politik (mikro diktatorët) të asnjë lloj partie apo organizate fetare që sjell përçarje.

Dita e gjykimit është e shpejtë.

– APA- Shtator – 2016

Related Articles

Back to top button