Lajme
APN mban premtimin mbi depolitizimin e institucioneve publike
Në mbledhjen e mbajtur më datë 17.09.2016, kryesia e Alternativës për Ndryshim përveç temave dhe pikave tjera të rendit të ditës, diskutoi rreth emërimeve të anëtarëve të kryesisë së Alternativës në poste udhëheqëse në institucionet publike dhe departamente të administratës komunale.
Duke u bazuar në parimet e programit të Alternativës rreth depolitizimit të institucioneve publike, kryesia e Alternativës mori vendim unanim për largimin nga kryesia të Shkëlzen Limanit, Mendurim Preshevës dhe Enver Aliut, të cilët do të udhëheqin me qendrën për punë sociale, shtëpinë e kulturës dhe me inspektoratin komunal.
Drejtorëve të posazgjedhur u urojmë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetet e tyre.