Lajme

Arrestohen 11 persona nga Presheva dhe 5 persona nga Bujanoci për trafikim emigrantësh

Prokuroria themelore publike në Vranjë në bashkëpunim me BIA-në dhe stacion policor të Vranjës dhe Xhandarmerinë, kanë kryer sot aksionin dhe kanë arrestuar 16 persona nga Komuna e Preshevës dhe Bujanocit që kanë organizuar hyrejn ilegale të një numri të madh të emigrantëve nga lindja e mesme në teritorin e Republikës së Serbisë.

Bastisja u bë në 16 vende në Preshevë dhe Bujanoc ku u zbuluan 18 persona të cilët kanë kontrabanduar njerëz duke kaluar kufirin paligjshëm, tha në një deklaratë zëndhënsja e Prokurorisë Mirjana Vukoqiç, transmeton Presheva.AL

Për 16 personat Prokuroria themelore publike në Vranjë ka marrë vendimin për mbajtje deri në 48 orë për të dyshuarit.

Nga Komuna e Preshevës janë arrestuar këta persona (Inicialet): A.K. (1966), A.S. (1990), B.D. (1992), B.A. (1971), B.A. (1981), D.K. (1993), E.A. (1963), H.D. (1985), I.S. (1973), R.T. (1982), S.Š. (1972).

Nga Komuna e Bujanocit janë arrestuar këta persona (Inicialet): M.T. (1979), J.M. (1987), A.I. (1993), A.M. (1988), Q.K. (1982)/Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button