Lajme
Arrestohet grupi preshevar duke tentuar të trafikojnë 63 emigrantë
Forcat e përbashkëta të policisë dhe ushtrisë në bashkëpunim me agjencionin informativ të sigurisë, mbrëmë rreth orës 22:00 në Nish kanë arrestuar 4 shqiptarë edhe atë F.M (1988) nga Gjilani, A.S (1977), E.A (1976) dhe të miturin S.R (1999) të gjithë nga Presheva duke trafikuar ilegalisht 63 persona në katër vetura.
Veturat e tipit “Volvo S40” nga Beogradi, “Opel Astra” nga Pançeva, “VW Passat” nga Novi Sadi dhe Renault Megane me targa të Vranjës kanë pasë targa të falsifikuara.
Emigrantët ishin 41 të rritur dhe 22 persona të mitur nga Afganistani, Siria dhe Pakistani
Këtyre iu është caktuar mbajtje prej 48 orësh ndërsa S.R pas dëgjimit nga gjykatësi është liruar.