Bujanoc: Këndi Amerikan mundëson një vit shkollorë në Amerikë
Sikurse viteve të kaluara edhe këtë Këndi Amerikan në Bujanoc në bashkëpunim me ambasadën e Shteve të Bashkuara të Amerikës ofron një munësi të shkëlqyer për të kaluar nji vitë shkollor në Amerik me programin “FLEX”.
Programi “Flex” ofron një vit shkollor në Amerikë për të gjithë nxënësit e vitit të parë dhe të dytë të shkollës së mesme dhe që janë njohës të mirë të gjuhës angleze. Sipas koordinatorit të Këndit Amerikan në Bujanoc Berat Idrizi tha se, “kjo është një mundësi mjaft e mirë për njohësit e gjuhës angleze”, sipas tijë të gjithë nxënësit do të jen të njoftuar me kohë se lajmërimi dhe testimi i nxënësve bëhet me datë 10 tetor në Vranjë. Sipas Idizit testi është i vështir por jo edhe për njohësit e gjuhës angleze dhe se Këndi Amerikan do t’i njoftojë të gjiothë rreth ecurisë së punës, do t’i ndihmoj për gjithçka dhe se testimi zgjatë një muaj dhe pas një muaji bëhet edhe seleksionimi se cilët nxënës do të vijojnë shkollimin një vjeçar në SHBA. Vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë nxënës nga komuna e Bujanocit që përmes programit FLEX ka vijuar mësimet në Amerikë. Idrizi shpreson që këtë vit do të ketë edhe nga komuna jonë nxënës që do të shkojnë në Amerikë, Këndi Amerikan është driatre kur të gjithë do të gjejnë ndihmë dhe mbështetje. Prgami Flx si mundësi e shkëlqyer për gjimnazist dhe njohësit egjuhës angleze përfshin të gjithë Sërbinë si shkëmbim i nxënësve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Sërbisë.F.Rexhepi/LajmiAL/