Lajme

Familja Jashari nga Bukuroca i dhuron një autoambulancë shtëpisë së shëndetit

Familja Jashari nga fshati Bukuroc  që jeton dhe vepron në gjermani njëherit dhe në vendlindje , i ka dhuruar shtëpisë së shëndeti një autoambulancë. Familja Jashari sot zyrtarisht ia kanë dorëzuar çelësat ish drejtorit të mantilave të bardha Mitat Sahiti. Sipas tij kjo është autoambulanca e gjashtë që shtëpia e shëndetit ka përfituar si donacione.

Vite më parë familja Jashari nga Bukuroca kishte patur një rast urgjent dhe familjarëve menjëherë u kishte lind ideja , që një autoambulancë moderne t’ia dhuronin shtëpisë së shëndetit në Preshevë. Familja Jashari që jetojnë në shtetin gjerman, autoambulancën e kanë sjellë nga Gjermani, ndërsa sot zyrtarisht ia kanë dorëzuar çelësat ish drejtorit të mantilave të bardha Mitat Sahiti.

‘’ Sot kemi pranuar donacion një autoambulancë nga familja Jashari nga fshati Bukuroc që jetoj dhe vepron në Gjermani , përndryshe janë pronar edhe të pompës së benzinës Mab OIL. Autoambulanca është sjellë nga Gjermani dhe janë kryer të gjitha procedurat ligjore. Kjo është autoambulanca e gjashtë që e përfiton shtëpia e shëndetit brenda këtyre dy viteve ‘’ ka thënë ish drejtori Mitat Sahiti

Ndërkaq shtëpia e shëndetit gjatë kësaj periudhe ka përfituar edhe donacioni të tjera.

‘’ kemi përfituar edhe donacione të tjera , pajisje laboratorike në vlerë prej më shumë se 25 mijë euro ‘’, ka përfunduar doktor Sahiti.

Ndërkaq ditë më parë ish drejtori i shtëpisë së shëndetit Mitat Sahiti ka realizuar takim me përfaqësuesit e ambasadës së Japonisë dhe Norvegjisë, për përfitimin e donacioneve të tjera rast konkret Rentgen digjital dhe mamograf.

Shtëpia e shëndetit në Preshevë , gjatë dy viteve ka arrit që krijoj kushte shumë të mira për pacientët duke u pajisur më pajisje medicinave. Ndërkaq doktor Sahiti ka thënë se ky është autoambulanca e gjashtë që shtëpia e shëndetit ka përfituar si donacione. Sipas tij brenda viti bëhen me mijëra kilometra dhe se shtëpia e shëndeti është në gjendje gatishmëria 24 orë për ofrimin ndihmës shëndetësore, raporton zerilugines.com

Related Articles

Back to top button