Lajme

Faza tranzitore e ndërrimit të pushtetit në Preshevë përfundoi!

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,

Dua t’i uroj ushtruesve të detyrës së drejtorit dhe drejtorëve të posazgjedhur të institucioneve publike gjithashtu edhe udhëheqësve të rinj të sapo emëruar të drejtorateve brenda administratës komunale obligimin e marrë, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re, gjithmonë në të mirë dhe shërbim të qytetarëve.

Poashtu, dua që ti kërkoj falje qytetarëve të komunës së Preshevës për stërzgjatjen e procedurës së ndrrimit të udhëheqësve të pushtetit të kaluar me ata të rinj, por mos harroni se 12 vite nga pushteti i kaluar me instalime të personave jo profesional, nuk ishte e lehtë që ti thenim strukturat sabotuese dhe korruptuese që brenda 3 muajve ti zëvendësonim me personat adekuat që kanë vullnetin e mirë, kurajon e duhur, aftësitë profesionale dhe menaxhuese.

Ju siguroj që nga sot, me këta persona që janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që tashmë qëndron në supet e tyre, duke qenë i sigurt se e duan këtë vend sa edhe të gjithë ne, do t’i thuhet STOP humbjes së dinjitetit të qytetarëve, keqmenaxhimit të parasë publike, nepotizmit, dhe do të filloj të rritet kualiteti i jetës së secilit qytetarë hap pas hapi me përkushtimin më të madh të tyre dhe mbështetjen time të pafund drejt ndryshimeve pozitive të cilat janë parakusht të një jete më të mirë.

Faza tranzitore e ndërrimit të pushtetit përfundoi!

Related Articles

Back to top button