Lajme

Presheva në binjakëzim me qytetin e Turqisë Bursa

Takimi me kryetarin me origjinë shqiptare të Bursës, z. Recep Altepe shërbeu si mundësi për prezantimin e nevojave me të cilat ballafaqohet komuna e jonë, si dhe u prezantuan potencialet për investitorët e mundshëm nga ky qytet.

Presheva zyrtarisht filloi bashkëpunimin me qytetin e Bursës, qyteti i tretë në Turqi për nga numri i banorëve, me një zhvillim ekonomik që po tejkalon çdo trend momental me mbi 850,000 shqiptarë, si një nga faktorët kyç demografik dhe zhvillimor, është një shembull i mirë për tu ndjekur si dhe një mundësi e mirë e bashkëpunimit përmes binjakëzimit.

Për tu informuar për së afërmi me strategjinë zhvillimore të këtij qyteti si dhe për të parë në vepër aktivitetet e institucioneve publike dhe ndërlidhja me ato të sektorit të bizneseve dhe atij të shoqërisë civile, komuna e Preshevës gjatë ditës së djeshme vizitoi kabinetin e kryetarit të Bursës.

Asistenca e cila mund të meret nga ky qytet, me dakordimin e të dy kryetarëve më së miri mund të definohet edhe institucionalizohet përmes binjakëzimit.

Related Articles

Back to top button