Opinione

Opinioni i Kimete Berishës për Luginën e Preshevës, lajm i vjetër i postuar në gusht të 2015

Mediat lokale në Preshevë kishin publikuar një lajm-opinion të dhënë nga Kimete Berisha ku i dedikohej kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me titull “Mos rrej more Esat Pashë Toptani i Brojës”, shkruan Presheva.AL

Në opinionin e dhënë Kimete Berisha kishte kritikuar edhe Luginën e Preshevës duke shkruar krejt në fund vetëm një fjali të vetme “E ju të Luginës së Preshevës, krejt keni ‘harru’ që jeni shqiptarë!”.

Ky shkrim është i vërtetë mirëpo në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një lajm të vjetër – rreth një vitë më parë (26 gusht 2015), atëherë kur në Mitrovicë kishte filluar të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Artikulli u botua për herë të parë në portalin TetovaSot, transmeton Presheva.AL

Rrjedha globale e informacionit kërkon shumë më tepër kontroll dhe inspektim, edhe pse në këtë rast lajmi është raportuar edhe nga media të Kosovës dhe Shqipërisë, andaj bëjmë apel tek të gjithë të kenë kujdes se nga dhe ku po e marin informacionin. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button