Lajme
Komuna e Preshevës fillon grumbullimin e qenëve endacak
Në komunën e Preshevës ka filluar grumbullimi i qenëve të shumtë endacak që qytetarët thuajse çdo ditë hasin nëpër rrugët e qytetit të Preshevës.
Kryetari Arifi në një intervistë dhënë në TV Aldi gjatë vizitës në shkollën e mesme theksoi se sot ka filluar aksioni për kapjen e qenëve endacak në Preshevë.
“Sot kena filluar aksionin për qenët endacak, jemi duke i grumbulluar qenët endacak”
Qytetarët e Preshevës vite të tëra kanë pasë probleme me qentë endacak, ku edhe shpesh ka pasë raste të kafshimeve të fëmijëve nga këta qen endacak si dhe frika e madh për të lëvizur i vetëm nëpër rrugë./Presheva.AL/