Lugina vazhdon të jetë e harruar nga qeveria e Kosovës
Përderisa serbëve të Kosovës vazhdojnë tu vihen në ndihmë nga të gjitha qytetet e Sërbisë, pa llogaritur milionat nga Qeveria e Sërbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të mbesin të harruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, mos të fasim për ndonjë komunë që asnjëherë nuk ka ngjarë që komunat e Kosovës të ndihmojnë shqiptarët e Luginës.
Kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviq ka qëndruar të martën për vizitë në Hoçë të Madhe të Rahovecit ku edhe iu ka dërguar ndihma fëmijëve serbë nën moshën 18 vjeçare. Ai ka theksuar se delegacioni nga Novi Sadi shkoi në këtë fshat në mbështetje të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë për t`iu ardhur në ndihmë njerëzve që jetojnë atje, raportojnë mediat serbe. “Ne kemi kërkuar që të vijmë në Hoçë të Madhe, jo vetëm për shkak se serbë nga këtu u zhvendosën në Vojvodinë, por edhe sepse shohim se ka shumë fëmijë dhe kemi mbledhur ndihma për ta,” tha ai. Numri një i Novi Sadit njëherit ka falënderuar të gjithë serbët që jetojnë në këtë fshat duke shtuar se janë ata që po e mbrojnë Serbinë dhe popullin serb. Deri më pash që nga pas lufta, nuk mbahet mend që një kryetarë komune nga Kosova të ketë organizuar ndonjë aksion për grumbullimin e ndihmave për skamnorët e Luginës, qofshin ato në rrugë zyrtare apo jozyrtare. Zyra për zgjidhjen e problemeve për shqiptarët e Luginës e hapur në Gjilan, deri më sot nuk ka arritur që të jap rezultate konkrete, kjo zyre sipas shumicës të të shpërngulurve nga Lugina që jetojnë në qytetet e ndryshme të Kosovës ëhstë hapur për përfitime personale të disa personave të cilat e shfrytëzojnë edhe sot e kësaj dite. Nga ana tjetër as qeveria e Kosovës nuk ka shprehur ndonjë interesim serioz që të merret me këtë zyre,/LajmiAL/