Lajme

Mehmeti: “Pres zgjidhjen e problemeve”

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Xhelal Memeti tha për JUGpress se pret që disa nga problemet të cilat i mundojnë Shqiptarët të cilët jetojnë në Jug të Serbisë, siç janë shkollimi në gjuhën amtare dhe pranimi i diplomave të Kosovës, së shpejti do të gjejnë zgjidhje, por që edhe mospjesëmarrja e Shqiptarëve nga kjo zonë në dialogun e Brukselit do ta ngadalësojë këtë proces.

“Unë besoj që kjo definitivisht do të gjejë zgjidhë në një periudhë sa më të afërt, por mendoj që mospjesmarrja e Shqiptarëve dhe Serbëve në këtë dialog do ta ngadalësojë këtë proces“- tha z.Memeti

“Sikur Shqiptarët dhe Serbët do të kishin marrë pjesë në këto negociata, zgjidhja e këtij problemi do të ishte shumë më e shpejtë”, shprehet Memeti i cili shton se Shqiptarët në kuadër të negociatave të Brukselit, do të kërkonin implementimin e më shumë të drejtave.

Në pytjen e FoNet se cilat janë problemet më të mëdha në luginën e Preshevës, z. Memeti tha se ka shumë probleme.

Ai beson se politikanët vendor, përfaqsuesit shqiptar, “duhet të jenë më të kujdesshëm”, që mos ti dramatizojnë gjërat, por të fillojnë të merren me problemet reale dhe shton se më tepër të mendojnë rreth ekzistenës dhe integrimit.

Related Articles

Back to top button